Michael Hernandez
13 Qershor 2016•Përditësim: 13 Qershor 2016
WASHINGTON (AA) - 29-vjeçari Omar Matten, sulmuesi në klubin Pulse në Orlando të Floridas, gjatë sulmit të tij kishte përdorur modelin "famëkeq" të pushkës së këmbësorisë AR-15, e cila në dekadat e fundit përdoret gjithnjë e më shumë në sulmet në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Arma e njëjtë është përdorur edhe në sulmin e çiftit bashkëshortor gjashtë muaj më parë jo larg Los Angelesit në festimin e Vitit të Ri në punë, kur kishin hapur zjarr ndaj një grupi njerëzish prej të cilëve 14 u vranë dhe 21 u plagosën.
Në vitin 2012, në Aurora, të Kolorados, James Holmes, me të njëjtën armë vrau 12 persona dhe plagosi 58 civilë në një teatër të mbushur me njerëz.
Arma e njëjtë ishte përdorur edhe më herët, kur në sulmin ndaj Sandy Hook në Newtown, në shtetin verilindor të Connecticut, një i ri vrau 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur.