Bota

Sfidat e përditshme dhe qëndrueshmëria në Toliara të Madagaskarit

Shumica e popullsisë në Toliara siguron jetesën përmes punëve me të ardhura të ulëta dhe peshkimi mbetet një burim jetik për shumë familje, duke ofruar ushqim dhe të ardhura në kushte ekonomike të vështira

Abdulbesar Ademi  | 23.10.2025 - Përdıtësım : 24.10.2025
Sfidat e përditshme dhe qëndrueshmëria në Toliara të Madagaskarit Foto: Eren Bozkurt/AA

Toliara

Në qytetin bregdetar Toliara jeta e përditshme zhvillohet mes thjeshtësisë dhe përpjekjeve për mbijetesë, ndërkohë që banorët e këtij qyteti në bregun perëndimor të Madagaskarit çdo ditë përballen me sfida ekonomike në përpjekje për të siguruar të ardhurat e nevojshme për familjet e tyre, raporton Anadolu.

Shumica e popullsisë në Toliara siguron jetesën përmes punëve me të ardhura të ulëta dhe peshkimi mbetet një burim jetik për shumë familje, duke ofruar ushqim dhe të ardhura në kushte ekonomike të vështira.

​​​​​​​Përveç peshkimit, tregtia në shkallë të vogël dhe punimet artizanale luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbështetjen e ekonomisë lokale.

Pavarësisht mungesës së burimeve dhe mundësive, banorët e këtij qyteti vazhdojnë të tregojnë qëndrueshmëri dhe përshtatshmëri në jetën e tyre të përditshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın