Seriali turk thyen rekordet e shikueshmërisë në Tunizi
Seriali turk "Shekulli i Madhërishëm Kosem" shikohet nga 4.8 milionë njerëz në Tunizi
Tunis
TUNIS (AA) – Seriali turk "Shekulli i Madhërishëm Kosem", i cili transmetohet në një kanal privat të Tunizisë, me 48 për qind të shikueshmërisë u radhit në vendin e parë sipas rejtingut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga një kompani e hulumtimit të rejtingjeve në Tunizi, niveli i shikueshmërisë të sezonit të dytë të serialit, i cili filloi të transmetohet më 6 nëntor, është më i lartë se sa shikueshmëria e të gjitha serialeve të emetuara në të gjitha kanalet në këtë vend.
Më tej thuhet se seriali i cili ka arritur 48 për qind nivelin e shikueshmërisë është shikuar nga 4.8 milionë njerëz në Tunizi, shtet me një popullsi prej 11 milionë banorësh.
