Övünç Kutlu
20 Tetor 2021•Përditësim: 20 Tetor 2021
Rrjeti i shërbimeve televizive në internet Netflix tha se "Squid Game" (Loja kallamari) është bërë seriali më i madh televiziv ndonjëherë, teksa kompania regjistroi se numri i abonentëve të saj të rritej në tremujorin e tretë të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
I lëshuar nga shërbimi global i transmetimit më 17 shtator, seriali dramë i Koresë së Jugut u shikua nga 142 milionë amvisëri, anëtarë në katër javët e para, sipas njoftimit të rezultateve financiare të kompanisë.
"Shkalla e lartë e popullaritetit të 'Squid Game' është me të vërtetë e mahnitshme. Ky serial është renditur si programi ynë numër 1 në 94 vende, përfshirë SHBA-të", thuhet më tej.
Anëtarësimet e paguara globale të kompanisë arritën në 213.5 milionë në periudhën korrik-shtator-me 9.4 për qind nga 195.1 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Netflix pret që anëtarësimet me pagesë globale të rriten në mbi 222 milionë në periudhën tetor-dhjetor të këtij viti.
Të ardhurat e saj neto arritën në rreth 1.45 miliardë dollarë në tremujorin e tretë, të cilat u rritën 83.5 për qind nga 790 milionë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2020.