Ekonomi

Vlerë rekorde e aksioneve të Facebook dhe Netflix

Forcimi i vlerës së aksioneve të Facebook dhe Netflix reflektoi pozitivisht indeksin Nasdaq

Övünç Kutlu  | 21.06.2018 - Përdıtësım : 22.06.2018
Vlerë rekorde e aksioneve të Facebook dhe Netflix

New York

NEW YORK (AA) – Rrjeti i popullarizuar social Facebook dhe kompania Netflix kanë realizuar vlerën rekord të aksioneve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Indeksit të teknologjisë Nasdaq, vlera e aksioneve të rrjetit shoqëror Facebook është rritur në 203.54 dollarë, një vlerë rekord që nga themelimi i kompanisë. Vlera totale e Facebook vlerësohet në 587 miliardë dollarë.

Kompania Netflix ka regjistruar vlerën për një aksion prej 419.38 dollarë, që po ashtu është vlerë rekorde e kësaj kompanie. Vlera e përgjithshme e Netflix-it është 175 miliardë dollarë.

Forcimi i vlerës së aksioneve të Facebook dhe Netflix reflektoi pozitivisht indeksin Nasdaq, i cili u forcua dukshëm dhe regjistroi një rekord prej 7.781.51 pikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın