Kasım İleri
03 Shkurt 2017•Përditësim: 04 Shkurt 2017
WASHINGTON (AA) – Njëzet e dy senatorë të Senatit amerikan nga radhët e Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike i kanë dërguar letër presidentit Donald Trump që të zbatojë sanksione ndaj Iranit për shkak të testimit të raketave balistike dhe të sigurojë zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), raporton Anadolu Agency (AA).
Në letrën e shkruar nga senatori republikan i shtetit Tennessee dhe kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme, Bob Corker, dhe senatori demokrat i Marylandit, Benjamin Cardin, si dhe të nënshkruar nga 22 senatorë, është shprehur shqetësimi nga testimi i raketës balisitke nga Irani në fillim të javës.
"Në mënyrë që të ndalohen aktivitetet tejet destabilizuese, duke filluar nga mbështetja e grupeve terroriste e deri te testimi i raketës balistike, liderët e Iranit duhet të ndiejnë presion më të madh. Është e nevojshme që të zbatohen sanksionet aktuale dhe të caktohen sanksione shtesë për testimin e raketës balistike", thuhet në letrën e senatorëve.