Erbil Başay
22 Shtator 2016•Përditësim: 23 Shtator 2016
BERLIN (AA) – Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), Martin Schulz, ka deklaruar se Bashkimin Evropia ende është në gjende të vështirë për shkak të krizës së refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas Samitit jozyrtar të liderëve të BE-së që u mbajt në Bratislavë, Schulz organizoi konferencë për media në lidhje me gjendjen e BE-së.
“Gjendja në Bashkimin Evropian ende është e vështirë. Pas Samitit të Bratislavës, ende ngelet një problem që nuk arritëm ta zgjidhim. Në politikat e refugjatëve, ende kemi nevojë për bashkëpunim të afërt”, tha Schulz, duke shtuar se megjithatë në Bratislavë ka dalë në pah një afërsi më e madhe midis mendimeve të ndryshme.