Sanae Takaichi, kryeministrja e parë femër e Japonisë
Sanae Takaichi siguroi 237 vota në Dhomën e Ulët me 465 vende dhe 125 vota në Dhomën e Lartë të Parlamentit. Ajo u bë kryeministrja e 104-të e Japonisë

Islamabad/Stamboll
Liderja e Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet në Japoni, Sanae Takaichi, siguroi sot fitoren në të dy dhomat e Parlamentit për t'u bërë kryeministrja e parë femër e vendit, transmeton Anadolu.
Takaichi është bërë kryeministrja e 104-t e Japonisë. Votimi i parë parlamentar filloi në orën 13:08 sipas orës lokale, i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror NHK.
Takaichi siguroi 237 vota në Dhomën e Ulët, vota të mjaftueshme me mbështetjen e Partisë së Inovacionit të Japonisë (JIP), e cila formoi koalicion me LDP-në si dhe me të pavarurit.
Një kryeministër ka nevojë për mbështetjen minimale të 233 deputetëve në Dhomën e Ulët me 465 vende të Parlamentit dydhomësh.
Megjithatë, zgjedhjet për kryeministër shkuan në një balotazh në Dhomën e Lartë të Parlamentit ku Takaichi siguroi një minimum prej 125 votash, kundër Yoshihiko Noda-s, kreut të Partisë më të madhe opozitare Demokratike Kushtetuese të Japonisë.
Dhoma e Lartë e Japonisë ka 246 ligjvënës.