Emre Aytekin
28 Qershor 2018•Përditësim: 29 Qershor 2018
WASHINGTON/ANKARA (AA) – Presidenti amerikan Donald Trump me homologun e tij rus Vladimir Putin për herë të parë do të takohet më 16 korrik në Helsinki, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se temat kryesore të Samtit në kryeqytetin e Finlandës do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet e sigurisë.
Trump më herët paralajmëronte se gjatë vizitës në korrik në Evropë mund të takohet edhe me presidentin rus Putin.
Dje edhe zëdhënësi i Kremlinit Yurij Ushakov tha se Putin dhe Trump do të takohen në një shtet të tretë, ndërsa data dhe vendi i Samtiit do të kumtohen sot.
Ai paralajmëroi se Trump dhe Putin pas bisedimeve do të marrin pjesë edhe në darkën punuese dhe konferencën e mediave.