Cansu Dikme
03 Korrik 2018•Përditësim: 03 Korrik 2018
NOUAKCHOTT (AA) – Mbrëmë vonë në kryeqytetin e Mauritanisë, Nouakchott, përfundoi Samiti i 31-të i zakonshëm i Unionit Afrikan, ku u miratuan rekomandime në lidhje me krizën në Libi, Somali dhe Sudanin e Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Samitin dy-ditorë në Mauritani morën pjesë 22 presidentë, 4 kryeministra dhe 2 ministra të Jashtëm të vendeve të Unionit Afrikan.