Kaan Bozdoğan
09 Shtator 2023•Përditësim: 09 Shtator 2023
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-Yeol në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, në të cilin ndodhet në kuadër të Samitit të 18-të të Liderëve të G20, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan u takua me homologun e tij koreano-jugor Yoon Suk-Yeol në kuadër të samitit të mbajtur në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve dhe Kongreseve "Bharat Mandapam".
Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Türkiye-Kore e Jugut si dhe u shkëmbyen mendime për hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e marrëdhënieve aktuale si dhe rreth çështjeve rajonale dhe globale që janë në interesin e dy vendeve.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, sekretari i Presidencës, Hasan Doğan dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.