Zuhal Demirci
13 Qershor 2021•Përditësim: 14 Qershor 2021
Kryeministri britanik Boris Johnson u takua me Presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe kryeministrin australian Scott Morrison si pjesë e samitit të udhëheqësve të G7-tës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria britanike në një deklaratë tha se Johnson, Biden dhe Morrison diskutuan një numër çështjesh me interes të përbashkët gjatë takimit trepalësh, përfshirë Indo-Paqësorin.
Më tej theksohet se udhëheqësit ranë dakord se konteksti strategjik në Indo-Paqësor po ndryshon dhe se ekziston një bazë e fortë për thellimin e bashkëpunimit midis tri qeverive.
Gjatë samitit, Johnson gjithashtu bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.