Emre Gürkan Abay
26 shkurt 2019•Përditësim: 27 shkurt 2019
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka bërë thirrje për reformë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).
Lavrov duke folur mbi zhvillimet politike globale në takimin e klubit ndërkombëtar për debatim Valday në Vietnam theksoi se KS-OKB nuk mund të përfaqësojë në mënyrë të mjaftueshme rajonet e botës në zhvillim.
"Është mbetur vonë për një reformë të KS-OKB-së, sepse ajo mbetet e pamjaftueshme të përfaqësojë rajonet në zhvillim në Azi, Afrikë dhe Amerikë Latine", tha Lavrov.
"Tashmë po flasim për formimin e një rendi të ri botëror multipolar në botë. Korniza ligjore ndërkombëtare po ndahet ndërsa SHBA-të po copëtojnë gjithçka. Edhe zhvillimet në disa pjesë të Euroazisë mund të konsiderohen si një tërheqje brenda kornizës së saj. Ndërsa ne duam të ndërmarrim hapa që do të fillojnë një proces gjithëpërfshirës", tha Lavrov duke mbrojtur idenë e tij se Bashkimi Evropian (BE) është "tërhequr në guaskën e saj" në shumë çështje globale.
Shefi i diplomacisë ruse tha se vendet perëndimore nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm në çështjen e refugjatëve.
"Nuk jemi ne ata që bombarduan dhe e bënë një vrimë të zezë Libinë. Ndërsa tani, ka largime në veri në lidhje me aktivitetet terroriste në vend. Për këtë ne rekomandojmë që të interesohen për këtë çështje në mënyrë të drejtpërdrejt ata që janë përgjegjës", tha Lavrov.