Halit Süleyman
28 shkurt 2016•Përditësim: 28 shkurt 2016
HALEP (AA) - Si pasojë e bombardimeve të avionëve luftarak rusë të cilët shkelin marrëveshjen për ndalimin e luftimeve në Siri, që nënkupton një armëpushim të pjesshëm dhe të përkohshëm dhe që të shtunën ka hyrë në fuqi, në shumë rajone në Halep që janë nën kontrollin e opozitarëve të moderuar ka të vdekur dhe të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeredaktori i Agjencisë Şeha Press në Halep, Mamun Hatib, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se armëpushimi i pjesshëm dhe i përkohshëm është shkelur nga ana e rusëve.
“Avionët luftarak rusë kanë bombarduar qarqet Kafr Hamra, Asya dhe Kabir Ingiliz, Kaptan Cebel, Anadan dhe rrugën Halep-Azez të cilët janë nën kontrollin e opozitarëve të moderuar. Avionët luftarak rusë sot në mëngjes kanë bombarduar vendbanimin civil në Halep i cili është nën kontrollin e kundërshtarëve të udhëheqjes. Nga sulmi i rusëve u shkaktuan dëme të mëdha në vendbanimet. Ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmet ruse”.
Ndërkohë, në deklaratën e publikuar nga Qendra Mediale në Hums, theksohet se avionët luftarak rusë kanë kryer 8 sulme ndaj fshatit Harbenefsi në jug të Hama-s dhe se avionët gjithashtu kanë sulmuar fshatin me bomba thërrmuese.