Emre Gürkan Abay
30 Nëntor 2017•Përditësim: 30 Nëntor 2017
MOSKË (AA) – Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolay Patrushev tha se kanë filluar angazhimet për zvogëlimin e pranisë ushtarake ruse në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
“Megjithatë, ende nuk është përcaktuar axhenda për këtë. Procesi do të fillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur, pasi të përfundojnë punimet”, tha Patrueshev gjatë një deklaratë në Minsk, ku po merr pjesë në Këshillin Presidencial të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valeriy Gerasimov në një deklaratë të mëparshme tha se procesi për zvogëlimin e pranisë ushtarake ruse në Siri mund të fillojë para përfundimit të vitit.