Rusia pretendon se ka rrëzuar 99 dronë ukrainas
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj territorit rus me dronë gjatë ditëve të fundit

Moskë
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se 99 mjete ajrore pa pilot (UAV) të Ukrainës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore mbi rajonet ruse gjatë natës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ministria thuhet se ushtria ukrainase kreu sulm me dronë në territorin rus gjatë natës.
Në deklaratë thuhet se 99 dronë u rrëzuan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore ku 56 prej tyre u rrëzuan mbi Belgorod, 25 mbi Voronezh, 7 mbi Vladimir, 5 mbi Kaluga, 4 mbi Tula, 1 mbi Rostov dhe 1 mbi rajonin e Lipetskut.
Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) njoftoi për kufizime të përkohshme në uljet dhe ngritjet e avionëve në disa nga aeroportet e vendit.
Ministria ruse e Mbrojtjes theksoi se Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj territorit rus me dronë gjatë ditëve të fundit.