Emre Gürkan Abay
26 Shtator 2017•Përditësim: 26 Shtator 2017
MOSKË (AA) - Zëdhënësi i Kremlimit, Dimitriy Peskov, ka thënë se shteti i tij përkrah integritetin territorial të Irakut në të mirë të stabilitetit dhe sigurisë në rajon, duke iu referuar referendumit për shkëputje nga Iraku të qeverisë rajonale kurde në veri të vendit, i cili u mbajt gjatë ditës së djeshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët, Peskov, tha se në bisedat që presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan dhe atë iranian Hasan Ruhani, kanë diskutuar edhe mbi referendumin kurd.
"Për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, Rusia mbështet integritetin territorial dhe politik të Irakut", tha Peskov, duke theksuar se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrimin për sa i përket kësaj çështjeje.
Ndryshe, Erdoğan dhe Putin pritet të takohen më 28 shtator, ditë e enjte, për të diskutuar gjerësisht mbi të gjitha zhvillimet, në veçanti zhvillimet e fundit në rajon.