"Rusia ‘mbulim diplomatik' ndaj bashkëpunimit Asad-DAESH"
Dr. Andrey Piontkovski, në një deklaratë thekson se janë hedhur poshtë nga Qeveria Rajonale e Irakut të Veriut me fjalët se "maunet që transportojnë naftë janë tonat".

Moskë
MOSKË (AA) - Asistent i Lartë Studiues në Institutin e Analizës së Sistemit të Akademisë Ruse të Shkencave, Dr. Andrey Piontkovski, ka deklaruar se blerësi kryesor i naftës tek DAESH-i në Siri është regjimi i Asadit, edhe disa kompani ruse janë të përfshira në këtë tregti ku Ministria e Jashtme e Rrusisë kryen “mbulesë diplomatike” ndaj kësaj marrëdhënieje, raporton Anadolu Agency (AA).
Piontkovski në një deklaratë për gazetarin e AA-së në Moskë në lidhje me akuzat e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë kundër Turqisë për blerjen e naftës nga organizata terroriste DAESH, thekson se janë hedhur poshtë nga Qeveria Rajonale e Irakut të Veriut me fjalët se "maunet që transportojnë naftë janë tonat".
Eksperti rus ka tërhequr vëmendjen se pas drejtimit të akuzave kundër Turqisë me pretendimet për tregti të naftës me DAESH-in nga qeveria e Moskës janë "përpjekje parandaluese për zbulimin e lidhjeve DAESH-Asad".
- "Asad-Putin-DAESH në Siri janë një treshe me interes përfitimesh"-
Piontkovski, i cili shpjegon se vetëm një pjesë e vogël e operacioneve ajrore të Rusisë në Siri janë kundër DAESH-it, dhe në përgjithësi qëllohen opozitarët u shpreh më tej se: "Do të thotë se ne nuk qenkemi atje për të luftuar DAESH-in. Këtu është krijuar treshja Asad-Putin-DAESH me interes përfitimesh. Kuptohet që këto jo vetëm në interes gjeopolitik, por në të njëjtën kohë janë partnerë edhe në tregtinë e naftës. Kjo situatë e vendos Rusinë në opinionin botëror para një situate të vështirë. Përse i dërgojmë ushtarët dhe oficerët tanë në Siri? për të bërë tregti të naftës në DAESH-in?"
- "DAESH ia shet naftën Asadit, edhe kompanitë ruse përfshihen në këtë proces"-
Piontkovski, duke u shprehur se DAESH-i ia shet naftën Asadit, edhe disa kompani ruse janë të përfshira në këtë proces, ka pretenduar se edhe Ministria ruse e Mbrojtjes në lidhje me këtë ofron "mbulesë diplomatike".
Ai ka njoftuar se para SHBA-së gazetari rus Aleksey Venediktov me 21 nëntor ka theksuar se blerësi kryesor i naftës së DAESH-it është Asadi dhe ka shtuar më tej duke u shprehur se edhe ai vetë personalisht ka studiuar disa artikuj mbi këtë temë, por se shtypi rus nuk ka treguar interes në lidhje me këtë çështje.
Piontkovski, ka transmetuar ndër të tjera se Franca nisi të bombardojë depot e naftës së DAESH-it në Siri para sulmeve në Paris dhe ka rikujtuar se në atë kohë Ministria ruse e Mbrojtjes këtë akt e kishte dënuar dhe kishte pretenduar se këto sulme të Francës ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
- "Nën pretekstin për të luftuar me DAESH-in, qëllimi është të shpëtohet regjimi i Asadit"-
Duke u shprehur se Rusia në Siri i ka vendosur të gjithë në objektit përveç DAESH-it Piontkovski, tha se: "Qëllimi i Rusisë në Siri është shumë i hapur. Nën pretekstin për të luftuar me DAESH-in, qëllimi është të shpëtohet regjimi i Asadit. Rusia duke eliminuar komponentët opozitarë në Siri, do të detyrojë botën që të preferojnë mes Asadit dhe DAESH-it".
Piontkovski, duke mbrojtur idenë se DAESH-i nuk përbën kërcënim për forcat e Asadit ai ka vlerësuar se: "Turkmenët luftojnë me regjimin e Asadit dhe nuk kanë asnjë lidhje me DAESH-in. Putini i bombardon ato jo se janë turkmenë, por se janë opozitarë të Asadit".
- "Putin ka arsye personale"-
Piontkovski, ka pohuar ndër të tjera se Putin në Siri krahas qëllimeve gjeopolitike për të mbështetur regjimin e Asadit dhe bazave ushtarake ai gjithashtu ka edhe arsye personale.
Duke u shprehur se Putin beson që Perëndimi duke përdorur Lindjen e Mesme ka si objektiv kryesor Rusinë ka vazhduar më tej duke theksuar se: "Putin duke vërejtur se me Asadin janë përsëritur sërish ato që kanë ndodhur me Gaddafin ai mendon se më pas do të jetë rradha e tij. Mbështetja ndaj Asadit aq sa është politike është edhe një reaksion personal. Putin tek Gaddafi vëren diktatorin që u rrëzua si rezultat i revolucionit Portokalli të përgatitur nga SHBA. E gjithë elita politika ruse frikësohen se ndodhitë në Lindjen e Mesme do të ndodhë edhe tek ata".
- "Rusia, ndjek politikë armiqësore"-
Piontkovski, duke rikujtuar se ekonomia e Rusisë po kalon nëpër një periudhë të vështirë ka mbrojtur idenë se Kremlini për të mbuluar problemet ekonomike ndjek një "politikë armiqësore".
Eksperti rus i cili shprehet se "situata e ekonomisë së Rusisë është e pashpresë" ka theksuar më tej se: "Putin është i vetëdijshëm se në një të ardhme të afërt në ekonominë e Rusisë nuk do të ketë zhvillime pozitive, por ai dëshiron që të qëndrojë në krye përgjithmonë. Si mund ta bëjë këtë në një vend ku ekonomia po shpërndahet; këtë mund ta bëni nëpërmjet televizioneve duke krijuar perceptime të atmosferës së luftës dhe se përreth është rrethuar me armiq. Gjithnjë këto armiq ndryshojnë, ku më parë ishte Ukraina, ndërsa tani është Turqia. Ngjarja e avionit ishte një shkak i mirë për këtë".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.