Elena Teslova
08 shtator 2020•Përditësim: 09 shtator 2020
Rusia kërkon rinisjen e bisedimeve midis grekëve dhe turqve qipriotë që synojnë të zgjidhin problemin e Qipros, tha sot ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).
"Besojmë se fillimi i hershëm i negociatave mbi një zgjidhje përfundimtare të problemit të Qipros do të krijonte atmosferën e nevojshme për të gjetur kompromis, përfshirë hapjen e zonës Varosha Famagusta (qyteti i braktisur i Maras në qytetin qipriot turk Gazimagusa)", tha ministri Lavrov, duke folur në një konferencë shtypi në Lefkosa.
Lavrov tha se Rusia është e përkushtuar për "një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme, të drejtë dhe të zbatueshme" për këtë problem në bazë të rezolutave ekzistuese të Këshillit të Sigurimit të OKB-ve.
Ai vlerësoi sistemin "ekzistues" të garancisë së jashtme për ishullin e Qipros si "të vjetruar", duke sugjeruar zëvendësimin e tij me premtimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sa i përket misionit paqeruajtës të Kombeve të Kombeve të Bashkuara në ishullin Mesdhetar, Rusia nuk sheh nevojë për të rregulluar mandatin e tij, por ajo do të drejtohet nga mendimi i administratës greke qipriote kur merr vendime lidhur me fatin e saj të mëtejshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-ve, vuri në dukje ai.
Qiproja është ndarë në qeveri qipriote turke në veri dhe administratë qipriote greke në jug që nga grusht shteti ushtarak i vitit 1974 që synonte aneksimin e saj nga Greqia dhe ndërhyrjen ushtarake të mëpasshme të Turqisë për t'i dhënë fund përndjekjes dhe dhunës kundër qipriotëve turq nga ultra-nacionalistët qipriotë grekë.