Hakan Ceyhan Aydoğan
26 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
MOSKË (AA) – Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov ka njoftuar se Rusia është e gatshme t’i ndërpresë sërish sulmet ajrore në Halep të Sirisë në qoftë se organizatat ndërkombëtare japin garanci për evakuimin e civilëve, raporton Anadolu Agency (AA).
“Rusia dhe qeveria e Sirisë janë të gatshme që sërish të fillojnë me pauzat humanitare në qoftë se organizatat ndërkombëtare japin garanci për evakuimin e civilëve dhe të plagosurve nga zonat që kontrollohen nga grupet e armatosura në Halep”, deklaroi Konashenkov për përfaqësuesit e mediave.