Ekip
10 Shkurt 2023•Përditësim: 14 Shkurt 2023
Ministria e Ri-integrimit të Territoreve Përkohësisht të Pushtuara e Ukrainës ka njoftuar se trupat e 61 ushtarëve ukrainas u janë dorëzuar të afërmve të tyre si pjesë e shkëmbimit të kufomave me Rusinë, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e ministrisë ukrainase përmes Telegramit thuhet se mes Ukrainës dhe Rusisë është kryer edhe një shkëmbim tjetër i kufomave.
“Sot, ministria, Komisariati për Personat e Zhdukur, në bashkëpunim me forcat e rendit, arritën t’i dorëzojnë trupat e 61 gardianëve ukrainasë tek të afërmit e tyre”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se shkëmbimi i trupave është bërë në përputhje me normat e Konventës së Gjenevës dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe se deri më tani 888 trupa të ushtarëve ukrainasë u janë kthyer familjeve të tyre që nga fillimi i funksionimit të Zyrës së Komisionerit për Personat e Zhdukur.