Emre Gürkan Abay
02 Nëntor 2017•Përditësim: 02 Nëntor 2017
MOSKË (AA) – Rusia sot do t’i prezantojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) draft vendimin lidhur me zgjatjen e mandatit të misionit të OKB-së, i cili po zhvillon hetime për përdorimin e armëve kimike në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Departamentit të Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mihail Ulyanov deklaroi se KS-OKB gjatë ditëve të ardhshme do të shqyrtojë zgjatjen e mandatit të misionit të përbashkët hetimor (JIM) i themeluar nga OKB-ja dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).