Ali Cura
18 Tetor 2016•Përditësim: 18 Tetor 2016
MOSKË (AA) - Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shojgu, njoftoi se forcat ajrore të Rusisë dhe regjimit të Asadit që nga dita e sotme kanë ndaluar operacionet në qytetin Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e tij, Shojgu, ka theksuar se vendimi për ndalimin e operacioneve që nga ora 09.00 është i nevojshëm për "pushimin humanitar" që do të zbatohet më 20 tetor. Ai u shpreh se "Forcat ajrore ruse dhe forcat ajrore siriane sot ndalojnë operacionet e tyre në Halep".
Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se duke hapur dy korridore deri në "pushimin humanitar" do të lejohen këto grupe që bashkë me armët e tyre të braktisin qytetin pa u përballur me asnjë pengesë, Shojgu, u shpreh se këto korridore do të kalojnë njëri mbi rrugën Kastillo dhe tjetri nga rajoni i tregut Suk El Haj. Më tej Shojgu ka theksuar se për evakuimin në mënyrë të sigurtë të civilëve nga qyteti janë formuar gjashtë korridore.