Elena Teslova
15 Shtator 2020•Përditësim: 15 Shtator 2020
Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Rusia dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake "Vëllazëria Sllave-2020", transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria ruse njoftoi se gjatë fazës së parë që do të zgjasë deri më 25 shtator në Bjellorusi, forcat ajrore ruse dhe bjelloruse do të stërviten për veprim të përbashkët kundër terroristëve të simuluar.
"Stërvitja po kryhet për t'iu kundërvënë terrorizmit dhe nuk drejtohet kundër vendeve të tjera", tha ministria.
Javën e kaluar, Serbia, e cila supozohej të bashkohet me manovrat, pezulloi aktivitetet ushtarake me të gjitha partnerët e huaj për gjashtë muaj, duke cituar "presionin e madh nga Bashkimit Evropian (BE)".
Beogradi aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009. Ajo po balancon marrëdhëniet e saj me 27 vendet anëtare të bllokut evropian, si dhe me Rusinë dhe Kinën që mbështesin refuzimin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa Bjellorusia është kapluar nga protesta masive që kur presidenti Alexander Lukashenko u rizgjodh më 9 gusht në zgjedhet që nuk pranohet nga opozita bjelloruse.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili dje takoi presidentin Lukashenko në qytetin Sochi, është zotuar për një hua financiare prej 1.5 miliardë dollarësh dhe për mbështetje ushtarake për Minskun.