Bota

Rusia: BE-ja planifikon "të pushtojë Moldavinë" me forcat e NATO-s

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme pretendon se NATO po përgatit vendosjen e një Task Force në rajonin e Odesës të Ukrainës

Elena Teslova  | 23.09.2025 - Përdıtësım : 24.09.2025
Rusia: BE-ja planifikon "të pushtojë Moldavinë" me forcat e NATO-s

Moskë

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) akuzoi të martën Bashkimin Evropian (BE) se planifikon "të pushtojë Moldavinë" dhe të vendos një Task Forcë të NATO-s në rajonin e Odesës të Ukrainës "për të frikësuar Transnjistrian", transmeton Anadolu.

"BE-ja dhe NATO janë të vendosura ta mbajnë Moldavinë në përputhje me politikën e tyre rusofobe", tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar zyrën për media të SVR-së.

"Ata planifikojnë ta bëjnë këtë me çdo kusht, përfshirë edhe futjen e trupave dhe pushtimin 'de facto' të vendit. Në këtë fazë, një përqendrim i njësive të forcave të armatosura nga vendet e NATO-s po kryhet në Rumani pranë kufirit të Moldavisë", tha agjencia.

Ajo shtoi se një Task Forcë e NATO-s po përgatitet për vendosje në rajonin e Odesës me qëllim frikësimin e Transnjistrisë. "Grupi i parë i personelit ushtarak të karrierës nga Franca dhe Britania e Madhe tashmë është në vend", tha agjencia ruse.

Transnjistria, e njohur zyrtarisht si Republika Moldaviane e Pridnestrovit (PMR), është një rajon i shkëputur i vendosur në një rrip të ngushtë toke midis lumit Dniestër dhe kufirit lindor të Moldavisë me rajonin e Odesës në Ukrainë.

Ky rajon njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë. Megjithatë, pas një lufte të shkurtër në vitin 1992, ajo ka funksionuar si një "shtet i pavarur de facto" me qeverinë, ushtrinë, monedhën dhe sistemin e saj të pasaportave.

Vendndodhja e saj strategjike dhe prania e një depoje të madhe dhe të vjetër armësh të epokës sovjetike e bëjnë atë një pikë të mundshme të nxehtë, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın