Serkan Eruysal
27 Qershor 2017•Përditësim: 27 Qershor 2017
BUKURESHT (AA) - Pas rënies së qeverisë si rezultat i pranimit të mocionit të propozuar në Parlamentin e Rumanisë njoftohet se Mihai Tudose është ngarkuar me detyrën për formimin e qeverisë së re, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis, në një konferencë për media pas takimit të zhvilluar deri në orët e vona të natës së mbrëmshme ka tërhequr vëmendjen se Partia Social Demokrate (PSD) dhe Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE) kanë shumicën në Parlament dhe se për këtë arsye i ka dhënë detyrën për formimin e qeverisë Mihai Tudose i cili është kandidati i mbështetur nga të dy partitë.
Duke vënë theksin se kriza ekonomike e përjetuar në Rumani po ndikon negativisht në ekonominë e vendit Iohannis ka kërkuar që të eliminohen këto probleme duke formuar sa më parë qeverinë.
Tudose gjatë viteve 2014-2015 ka ushtruar detyrën e ministrit të Ekonomisë në qeverinë e formuar nga Victor Ponta, ndërsa u zgjodh deputet në rajonin Braila të Rumanisë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016.
Në të njëjtën kohë Tudose që nga viti 2012 e deri më tani kryen edhe detyrën e kreut të Grupit të Miqësisë Rumani-Gjermani.