Riyaz Khaliq
16 Korrik 2020•Përditësim: 17 Korrik 2020
Dy pjesëtarë të personelit të mbrojtjes kanë humbur jetën sot pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në Tajvan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të lëshuar nga presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen tha se dy oficerë humbën jetën në përplasjen, teksa po merrnin pjesë në një stërvitje ushtarake.
Helikopteri ishte pjesë e ushtrimeve të vazhdueshme ushtarake Han Kuang dhe u rrëzua në bazën e forcave ajrore Hsinchu rreth orës 03:30 sipas kohës lokale.
Tajvani është duke zhvilluar ushtrime vjetore ushtarake Han Kuang për të "testuar aftësitë asimetrike të vendit për të shmangur forcat armiqësore në det dhe përgjatë bregdetit të saj".
Stërvitja që filloi më 13 korrik do të përfundojë më 17 korrik. Një tjetër stërvitje e ndihmuar nga kompjuteri është planifikuar nga 14-18 shtator.
Ushtrimet vjetore të Han Kuang të Tajvanit u zhvilluan për herë të parë në vitin 1984.