Ekip
23 Janar 2018•Përditësim: 24 Janar 2018
LONDËR (AA) - Zjarrfikësit në kryeqytetin britanik Londër mëngjesin e sotëm mbyllën stacionin hekurudhor Charing Cross në qendër të qytetit dhe evakuuan zonën përreth për shkak të rrjedhjes së një sasie të madhe të gazit natyror, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve dhe turistëve të mos i afrohen zonës në afërsi të sheshit "Trafalgar". Rreth 1.450 persona u evakuuan nga lokalet afariste dhe hotelet.
Policia metropolitane tha se rrugët në zonë do të jenë të mbylluar për një kohë.
Kjo është hera e dytë që nga fillimi i vitit që rrjedhja e gazit ka penguar trafikun dhe punën e shumë kompanive në qendër të Londrës.