Fatma Esma Arslan
10 Shtator 2020•Përditësim: 10 Shtator 2020
Ka shkuar në 65 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat intensivë në Niger, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin lokal, në një deklaratë nga Ministria e ndihmës humanitare dhe menaxhimit të fatkeqësive thuhet se 329.958 persona janë prekur nga përmbytjet që kanë goditur kryeqytetin Niamey dhe rajonet Maradi, Tahoua, Tillaberi, Dosso.
Si pasojë e përmbytjeve janë bërë të papërdorshme mbi 34 mijë shtëpi ndërsa janë përmbytur 5.768 hektarë të mbjella.
Stina e shirave në Afrikën Perëndimore fillon nga muaji qershor dhe vazhdon deri në muajin shtator.
Këtë vit krahas Nigerit, shirat intensivë kanë shkaktuar pëmbytje edhe në Burkina Faso dhe Senegal.
Në Senegal më 5 shtator ka patur reshje më shumë sesa mesatarja e shirave për një periudhë 3 mujore "korrik-shtator ku si pasojë kanë humbur jetën 6 persona.