Beyza Binnur Dönmez
17 Mars 2019•Përditësim: 18 Mars 2019
Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist i së premtes në dy xhami në Zelandën e Re është rritur në 50, njoftoi shefi i policisë së vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për shtyp, Mike Bush tha se identiteti i viktimave që humbën jetën nga sulmi terrorist është ndarë me familjet e tyre.
Një person i armatosur hapi zjarr mbi besimtarët gjatë namazit të xhumasë në xhaminë Al Noor dhe atë në Linwood në Christchurch, qytetin e tretë më të madh të Zelandës së Re.