Selçuk Acar,Bilgin S. Şaşmaz
29 Gusht 2017•Përditësim: 30 Gusht 2017
NJU JORK (AA) - Është rritur në 10 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Harvey i cili është efektiv në rajonin e Teksasit në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) e lidhur me Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë ka theksuar se është rritur në 10 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësisë dhe gjtihashtu ka bërë paralajmërimin se 450 mijë persona mund të kenë nevojë për ndihmën federale dhe 30 mijë të tjerë për strehim të përkohshëm.
Në deklaratë thuhet se 6 persona kanë humbur jetën në Harris, 2 në Montgomery ndërsa nga një person në rajonet Rockport dhe La Marque.
Ndërsa bëhet e ditur se vazhdojnë punimet e kërkim-shpërtimit në rajonin Hjuston i cili është shdërruar në një zonë fatkeqësie si pasojë e reshjeve të dendura që ka sjellur uragani.
Gjithashtu vihet në dukje se në rajonin Hjuston kanë marrë pjesë në punime të gjithë ushtarët e gardës kombëtare e cila përbëhet nga 12 mijë persona në Teksas.
Zyrtarët lokal duke njoftuar se shirat do të jenë efektivë gjatë gjithë javën kanë paralajmëruar qytetarët të mos të dalin në rrugë me automjtetet e tyre.
Që nga 25 gushti e deri tani në Hjuston dhe zonat përreth tij niveli i ujit nga reshjet e shiut ka arritur deri në 65 cm, ku pritet që deri ditën e premte kjo të arrijë deri në 127 cm. Reshja më e madhe shirave më parë është regjistruar në vitin 1978 gjatë stuhisë Amelie kur niveli i ujit arrriti në 121 cm.
Gjithashtu në ndihmë të Hjustonit i cili lufton me uraganin Harvey doli edhe rajoni Dallas, ku kryetari i bashkisë së Dallas-it Mike Rawlings, në një konferencë për media ka njoftuar se Qendra e Kongreseve Hutchison do të ofrojë shërbim si "mega strehimore" për të evakuuarit nga Houston-i.