Tonguçnaz Seleme Baştürk
07 Shkurt 2016•Përditësim: 08 Shkurt 2016
PEKIN (AA) - Numri i të vdekurve nga tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballësh sipas shkallës së Rihterit i cili dje goditi jugun e Taivanit ka shkuar në 29, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti më i goditur është Tainan, ku ekipet e shpëtimit janë duke punuar në gjetjen e reth 120 personave të zhdukur nga tërmeti. Numri më i madh i të vdekurve kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së ndërtesës 16 katëshe.
Është konfirmuar vdekja e 19 njerëzve nga ndërtesa, në mesin e të cilëve edhe fëmijë. Sipas të dhënave në ndërtesë jetonin rreth 260 familje.
Autoritetet komunale kanë nisur një hetim lidhur me shembjen e ndërtesës në dyshimin se gjatë ndërtimit nuk janë respektuar kriteret ligjore.
Përndryshe, Taivani ndodhet pranë kryqëzim të dy pllakave tektonike dhe tërmetet në këtë rajon janë të zakonshme. Tërmeti më i madh prej 7.6 ballë e goditi Taivanin në vitin 1999, ku jetën e humbën 2.400 njerëz.