Aydoğan Kalabalık
07 Shkurt 2016•Përditësim: 08 Shkurt 2016
KAJRO (AA) - Gjykata Ushtarake e Egjiptit ka vendosur dënim me vdekje për 8 persona të cilët njihen me mbështetjten e tyre ndaj Vëllazërisë Muslimane në këtë vend. Njëri prej të dënuarve është edhe një spiker i televizionit ''Egjipt 25 janar'', raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e gjyqsorit egjipitian thuhet se në çështjen në të cilën përfshihen 28 persona gjykata vendosi dërgimin e dosjeve të 8 prej tyre për në Myftininë e vendit për aprovimin e dënimit me vdekje.
Në çështjen e njohur në mediat vendase si ''Aktivitetet e Komitetit të Përparuar'' janë 28 persona të arrestuar dhe 15 të cilët gjykohen të lirë. Ndërkohë gjykata pritet të mblidhet më 13 mars për të dhënë vendimin mbi 20 persoant e tjerë të kësaj çështjeje.