Bota

Rritet numri i refugjatëve etiopianë në Sudan

Kanali Al-Shuruq tha se refugjatët etiopianë po përballen me kushte të vështira humanitare, pas vendimit të tyre për të ikur nga rajoni i Amhara që kufizohet me Sudanin

Satuk Buğra Kutlugün  | 17.01.2019 - Përdıtësım : 18.01.2019
Rritet numri i refugjatëve etiopianë në Sudan

Ankara

KHARTOUM (AA) – Numri i refugjatëve që kanë mbërritur në Sudan nga Etiopia ka arritur në 1.500, njoftoi të enjten kanali satelitor Al-Shuruq me qendër në Khartoum, raporton Anadolu Agency (AA).

Kanali tha se refugjatët etiopianë po përballen me kushte të vështira humanitare, pas vendimit të tyre për të ikur nga rajoni i Amhara që kufizohet me Sudanin.

Rajoni është bërë skenë e përleshjeve të dhunshme midis grupeve etnike Amhara dhe Tigray që nga nëntori i vitit të kaluar.

Të premten e kaluar, një shtetas sudanez u vra gjatë përleshjeve. Kohët e fundit, 370 etiopianë u arratisën në Sudan për shkak të konfliktit.

Policia dhe ushtria sudaneze po përpiqen të mbyllin kufirin për të parandaluar përplasjet në Sudan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın