Bota

Indi, nxirret kufoma e njërit prej 15 personave të bllokuar në minierë

Mediat indiane njoftojnë se trupi është nxjerrë 35 ditë pas shembjes në minierë, në East Jaintia Hillsu

Zehra Ulucak  | 17.01.2019 - Përdıtësım : 18.01.2019
Indi, nxirret kufoma e njërit prej 15 personave të bllokuar në minierë

Ankara

ANKARA (AA) – Pas shembjes në minierën e thëngjillit në shtetin federal indian Meghalaya, shkaktuar nga përmbytjet e muajit të kaluar, është nxjerrë kufoma e njërit prej 15 minatorëve të bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat indiane njoftojnë se trupi është nxjerrë 35 ditë pas shembjes në minierë, në East Jaintia Hillsu.

Kufoma është gjetur me ndihmë të pajisjeve bashkëkohore, ndërsa pjestarët e marinës e nxorën nga thellësia prej 50 metrave.

Aktaulisht janë duke u kërkuar edhe 14 personat e tjerë.

Presidenti i Drejtorisë së Situatave të Emergjencave Meghalaye Kyrmen Shylla në fund të muajit të kaluar njoftoi se përmbytjet e 13 dhjetorit çuan në shembjen e minierës dhe se operacionet e shpëtimit të minatorëve të bllokuar u penguan nga një nivel i lartë i ujit.

Autoritet përkatëse kanë ngritur hetim për minierën e cila është marrë me gërmime pa lejen e nevojshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın