Erbil Başay
09 Korrik 2021•Përditësim: 09 Korrik 2021
Numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në 100 mijë persona në javë në Gjermani ka shënuar rritje për tre ditë me radhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se në 24 orët e fundit numri i personave me COVID-19 është rritur në 949 dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 3.734.468.
Po ashtu në 24 orët e fundit me vdekjen e 49 personave të tjerë, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 91.190.
Numri javor i rasteve të reja në 100 mijë persona u përcaktua të jetë 5.5. Kjo shifër e cila më 5 korrik u regjistrua në shifrën 5, më 6 korrik ajo u ul në 4.9, më 7 korrik në 5.1 dhe dje u rrit në 5.2.
Ekspertët mendojnë se arsyeja e rritjes së rasteve të reja është nga lirimi i masave dhe përhapja e variantit Delta të COVID-19 i cili ka pësuar mutacion dhe i cili është më i transmetueshëm.
Në raportin e përgatitur nga RKI ishte njoftuar se varianti Delta është lloji dominant në rastet e reja në Gjermani.
Më 26 prill në valën e tretë të pandemisë, numri i rasteve javore në 100 mijë persona u rrit në 169.3 ndërsa kjo shifër ra me shpejtësi si rezultat i masave të marra më pas dhe në fillim të këtij muaji u regjistrua në rreth 5.