Mustafa Melih Ahıshalı
04 nëntor 2019•Përditësim: 04 nëntor 2019
Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rebii, tha se presidenti Hasan Rouhani i ka dërguar letër mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, në të cilën flitet për paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Po, presidenti ka dërguar disa letra. Tema e letrave është paqja dhe stabiliteti në rajon", tha Rebii në një konferencë për media në Teheran, i pyetur nëse Rouhani i ka dërguar letër Mbretit Salman, raportuan mediat iraniane.
Rebii nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi letrat, por ka thënë se SHBA nuk duhet t'i largojë nga njëri-tjetri vendet fqinje të rajonit.
Ndryshe, në Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të OKB-së në tetor, Rouhani kishte shpalosur planin "Iniciativa për Paqe në Hormuz", duke thënë se synimi i këtij plani është rritja e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në vendet e Gjirit Persik dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore të bazuara në mirëkuptim reciprok.