Bota

Rouhani: Biden duhet të rikuperojë atë që ka bërë administrata e mëparshme

"Heqja e sanksioneve dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore është e lehtë por edhe shumë e vështirë. Irani do të zbatojë të gjitha angazhimet e tij nëse tregohet vullnet serioz", tha Rouhani

Muhammet Kurşun  | 03.03.2021 - Përdıtësım : 03.03.2021
Rouhani: Biden duhet të rikuperojë atë që ka bërë administrata e mëparshme

Teheran

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se me ardhjen e Joe Biden pas Donald Trump në SHBA ka ndryshuar mënyra e sjelljes në administratë dhe janë ndërmarrë disa hapa, por e rëndësishme për ta është heqja e sanksioneve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të kabinetit të ministrave të zhvilluar në kryeqytetin Teheran, Rouhani dha deklarata lidhur me sanksionet e SHBA-së kundër Iranit dhe marrëveshjen bërthamore.

Ai mbrojti idenë e tij se Izraeli e ka drejtuar gabim dhe e ka mashtruar Trumpin duke shtuar se administrata e Bidenit duhet të rikuperojë atë që ka bërë administrata e mëparshme.

"Mënyra e sjelljes në administratën e re të SHBA-së ka ndryshuar pak"

"Mënyra e sjelljes në administratën e re të SHBA-së ka ndryshuar pak. Kanë pranuar se ato që ka bërë administrata e mëparshme ka qenë e gabuar. Praktikisht kanë ndërmarrë disa hapa dhe kanë tërhequr propozimin që administrata e mëparshme ia kishte paraqitur OKB-së. Por, për ne çështja e rëndësishme është heqja e sanksioneve dhe ne nuk kemi dëshmuar që SHBA-ja të ketë ndërmarrë ndonjë hap serioz për këtë çështje", tha Rouhani.

"Vonesa sikur edhe një ditë për heqjen e sanksioneve dhe lënia e diçkaje që është e mundur sot për nesër nënkupton shkeljen e të drejtës së popullit", theksoi Rouhani.

Presidenti iranian tha se "E drejta më e rëndësishme e popullit është heqja e barrës së sanksioneve mbi të dhe se zhvillimi i tregtisë me botën është e drejtë e popullit".

"Heqja e sanksioneve dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore është e lehtë por edhe shumë e vështirë. Irani do të zbatojë të gjitha angazhimet e tij nëse tregohet vullnet serioz nga 7 vendet, kryesisht nga SHBA-ja dhe Irani, nëse këto vende zbatojnë të gjitha angazhimet e tyre dhe nëse SHBA-ja heq sanksionet. Kjo është një punë e lehtë dhe mund të realizohet brenda një ose dy ditëve. Mund të arrihet rezultat brenda kësaj jave nëse tregohet vullnet serioz", tha Rouhani.

"Anëtarësimi në FATF i nevojshëm, me ose pa marrëveshje bërthamore"

Rouhani rikujtoi se Bashkimi Evropian, Rusia, Kina, Turqia dhe vendet fqinje që janë anëtare të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) ndjekin çështjet lidhur me financat dhe transfertat.

"E gjithë bota ndodhet aty dhe tregon përpjekje për të arritur në një nivel më të mirë. Por, ne po shikojmë si mund të ndodhë kjo? Të gjithë miqtë tanë thonë se nuk mund të formojnë marrëdhëniet bankare me ne pa anëtarësim në FATF. Anëtarësimi në FATF i nevojshëm, me ose pa marrëveshje bërthamore. Kjo nuk ka lidhje me marrëveshjen bërthamore", potencoi Rouhani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.