Emre Gürkan Abay
14 Tetor 2021•Përditësim: 14 Tetor 2021
Kompania ruse e naftës Rosneft dhe kompania britanike e energjisë British Petroleum (BP) diskutuan mbi çështjen e dërgesave të gazit natyror në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Rosneft thuhet se në Moskë u mbajt një takim midis drejtorit ekzekutiv të Rosneft, Igor Sechin dhe drejtori ekzekutiv i BP, Bernard Looney.
Gjithashtu thuhet se gjatë takimit është diskutuar çështja e bashkëpunimit midis dy kompanive ndërsa autoritetet u konsultuan për çështjen e dërgesave të gazit natyror në Evropë.
"Me një marrëveshje të mundshme me BP, zbatimi i një projekti pilot që do të eksportojë 10 miliardë metra kub gaz nga burimet e Rosneft do të lejojë furnizim shtesë me gaz në tregun evropian në të ardhmen. Ky propozim u shpreh në një takim me presidentin rus Vladimir Putin dhe qeveria ruse aktualisht është duke punuar në të", tha Sechin.
Zëvendëskryeministri rus, Aleksandr Novak më 2 shtator deklaroi se kompania më e madhe e naftës në vend, Rosneft ka aplikuar për dërgesat e gazit natyror përmes tubacionit "Rrjedha Veriore 2", i cili pritet të përfundojë së shpejti dhe se çështja po vlerësohet.
Një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror në botë, Gazprom sipas ligjeve ruse është e vetmja kompani e autorizuar për të eksportuar gaz natyror përmes tubacioneve.