Emre Gürkan Abay
02 Qershor 2017•Përditësim: 02 Qershor 2017
ST. PETERSBURG (AA) - Është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim për shitjen, zbulimin, prodhimin dhe marketing të gazit natyror nga viti 2019, mes kompanisë energjetike ruse Rosneft dhe asaj birtanike BP, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes e cila u bë në kuadër të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik në qytetin St. Petersburg të Rusisë, morën pjesë drejtuesi i lartë i Rosneft, Igor Seçin dhe kryetari Ekzekutiv i BP, Bod Dudley.
Në kuadër të marrëveshjes mes dy kompanive do të bëhet shitja, zbulimi, prodhimi dhe marketingu i gazit natyror, si dhe bashkëpunim strategjik në projektet e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Rusi dhe vende tjera.
Planifikohet që gazi natyror i nxjerrë nga Rosneft nga viti 2019 nëpërmjet BP të shitet në Evropë.