Zehra Ulucak
23 Shtator 2016•Përditësim: 23 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Punimet mirëmbajtëse për Murin Kinez i cili njihet si muri më i gjatë në botë, ku pretendohet se ndërhyrjet e kryera e kanë kthyer në një strukturë të zakonshme betonarmeje këtë strukturë të lashtë, kanë shkaktuar reagime të shumta, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, mësohet se pjesa prej 8 km e murit e cila ndodhet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është restauruar nga qeveria kineze me produkte të pretenduara si rërë dhe çimento.