Bota

Republika e Afrikës Qendrore, 23 të vdekur nga luftimet mes rivalëve

Luftimet intensive u zhvilluan në rajonin lindor Birao, afër kufirit sudanez, tha në një deklaratë Misioni Shumëdimensional i Stabilizimit të Integruar i Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA)

Gözde Bayar  | 15.09.2019 - Përdıtësım : 15.09.2019
Republika e Afrikës Qendrore, 23 të vdekur nga luftimet mes rivalëve Foto: AA/Arhiv

Dakar

Së paku 23 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR), teksa të shtunën luftimet shpërthyen midis grupeve rivale, njoftoi sot misioni i ruajtjes së paqes në vend i OKB-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Luftimet intensive u zhvilluan në rajonin lindor Birao, afër kufirit sudanez, tha në një deklaratë Misioni Shumëdimensional i Stabilizimit të Integruar i Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA).

Më pas u theksua se një zyrtar i MINUSCA po ashtu është i plagosur.

Përleshja shpërtheu midis Frontit Popullor për Rilindjen e Republikës së Afrikës Qendrore (FPRC) dhe Lëvizjes së Luftëtarëve të Lirisë së Afrikës Qendrore për Drejtësi (MLCJ).

Rivalët ndërluftues në shkurt nënshkruan një marrëveshje paqeje.

Përplasjet midis grupeve rivale gjatë muajve të fundit, kanë ngjallur shqetësime për marrëveshjen e paqes dhe dobinë e saj për t'i dhënë fund dhunës në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın