Ekip
29 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
NIGERI (AA) - Militantët kanë bombarduar një tjetër tubacion të gazit në rajonin e trazuar të Nigerisë -Delta. Ky është sulmi i tretë i madh në 72 orët e fundit, duke shtuar mundësinë e një konfrontimi të dhunshëm me trupat e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Rreth orës 02:15 (sipas kohës lokale) të shtunën, në Delta të Nigerisë u hodhën në erë tubacioni 1, 2 dhe 3 të 'Bonny Trunk Line' që i përkasin kompanive Agip dhe Shell", kumtoi grupi militant Delta në Twitter.
Grupi ka shtuar se "diçka e madhe po përgatitet të ndodhë".
Në sulme të ndara të enjten, grupi militant hodhi në erë linjat kryesore të tubacionit nën pronësinë e Chevron dhe tubacionin në pronësi të kompanisë shtetërore nigeriane Korporata Kombëtare e Naftës (NNPC), pas ultimatumit dy-javësh që grupi kishte dhënë kompanive të naftës për të pushuar së vepruari.