Republika Çeke konfirmon vdekjen e parë nga COVID-19
Sipas radios Çeke, një burrë 95 vjeç ka qenë duke iu nënshtruar trajtimit të virusit në kryeqytet, Pragë, që nga 18 marsi

Prague
Republika Çeke të dielën regjistroi vdekjen e parë nga koronavirusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas radios Çeke, një burrë 95 vjeç ka qenë duke iu nënshtruar trajtimit të virusit në kryeqytet, Pragë, që nga 18 marsi.
Në një deklaratë nga spitali, u njoftua se pacienti ka vuajtur nga sëmundje të ndryshme.
Të huajt nuk lejohen të hyjnë në vend, ku është deklaruar gjendje e jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e virusit.
Njerëzit po ashtu nuk lejohen të dalin pa maska.
Vendi ka regjistruar 1.120 raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë gjashtë që janë rikuperuar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.