Bota

"Regjimi sirian vrau 98 persona në Daraa"

Regjimi torturoi shumë njerëz që banonin në qytetin Daraa, të cilët aplikuan për amnisti bazuar në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Rusia

Handan Kazancı  | 22.11.2020 - Përdıtësım : 23.11.2020
"Regjimi sirian vrau 98 persona në Daraa"

Ankara

Sipas burimeve lokale, regjimi sirian ka torturuar 98 persona në dy vitet e fundit duke shkelur marrëveshjen Daraa 2018.

Regjimi torturoi shumë njerëz që banonin në qytetin Daraa, të cilët aplikuan për amnisti bazuar në marrëveshjen, thanë burime lokale për Anadolu Agency (AA).

Në mesin e personave që u torturuan janë edhe rreth 40 ish-ushtarë të cilët u larguan nga ushtria siriane kur filloi lufta civile.

Sipas faqes së internetit "Syria TV", një ish-oficer policie, Muaz Ata El-Samidi, i cili aplikoi për amnisti, u ekzekutua dje nga forcat e regjimit. Familjes së tij iu kërkua të merrte kufomën.

Samidi u largua nga forcat e regjimit në vitin 2012.

Në vitin 2018, Rusia së bashku me regjimin sirian nënshkruan një marrëveshje që u lejonte mijëra rebelëve dhe civilëve një kalim të sigurt në rajone të tjera të mbajtura nga rebelët, ndërsa ata filluan një sulm në Daraa, vendlindja e revolucionit sirian.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Asadit goditi protestuesit pro-demokratikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın