Bota

Regjimi i Assadit me sulme artilerike shkel Marrëveshjen e Soçit

Regjimi i Assadit dhe grupet terroriste që kanë mbështetjen e Iranit vazhdojnë me sulmet artilerike me intensitet të dobët në rajonin e rrethinës së Latakias, në jug të Idlibit, Halepin perëndimor, dhe në rajonin rural në veri dhe perëndim të Hamas

Burak Karacaoğlu, Eşref Musa  | 19.10.2018 - Përdıtësım : 20.10.2018
Regjimi i Assadit me sulme artilerike shkel Marrëveshjen e Soçit

Idlib

IDLIB (AA) – Regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe palët e grupeve terroriste që i ofrojnë mbështetje regjimit, krahas marrëveshjes së arritur në Soçi për mbrojtjen e armëpushimit, vazhdojnë me sulmet e dobëta artilerike në zonën e deeskalimit të përleshjeve në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjimi i Assadit dhe grupet terroriste që kanë mbështetjen e Iranit vazhdojnë me sulmet artilerike me intensitet të dobët në rajonin e rrethinës së Latakias, në jug të Idlibit, Halepin perëndimor, dhe në rajonin rural në veri dhe perëndim të Hama-s.

Mësohet se në sulmet e fundit janë lënduar dy fëmijë.

Vendosjen e zonave të demilitarizuara në Idlib, si enklava më e madhe rebele në SIri, e dakorduan nga mesi i muajit të kaluar presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin.

Pas marrëveshjes nga Soçi, në Idlib filloi një periudhë e re, ndërsa përfunduan sulmet dhe kërcënimet e regjimit dhe ato ruse.

Rreth 80.000 civile që braktisën shtëpitë në sulmet e fundit, si dhe periudha para saj, u kthyen nëpër shtëpitë e tyre. Civilët, duke besuar në praninë e ushtarëve turq në pikat e vëzhgimit, filluan të ndërtojnë shtëpitë e rrënuara.

Ndonëse gjendja materiale është larg nga e mira, familjet filluan t'i dërgojnë përsëri fëmijët në shkollë. Rritja e sigurisë sigurisht ka kontribuar në ndryshimet në jetën sociale dhe ekonomike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın