Erdal Türkoğlu
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
HATAY (AA) - Është nisur një operacion i ri tokësorë ndaj rajonit Bayırbucak Türkmen në fushën rurale Latakia të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të cilët gazetari i AA-së i ka marrë nga burimet lokale, mësohet se trupat e regjimit të Asadit, këtë mëngjes kanë nisur operacion ndaj kodrës Kırıkaltı.
Burimet njoftuan se në sulmet me mbështetje ajrore të avionëve ruse, regjimi u përpoq për të lëvizur në drejtim të fshatit Göğdağ dhe kodrës Kırıkaltı e cila gjendet në veri të Kızıldağ-ut.
Në Malin Turkmen, ku edhe shumë fshatra në rajon ishin bombarduar, njoftohet se ka të vdekur dhe të plagosur.
Fshati Göğdağ dhe kodra Kırıkaltı të cilët gjenden në jug të Kızıldağ-ut dhe kanë rëndësi strategjike, janë të rëndësishme për shkak të lartësisë e tyre.