Erdal Türkoğlu
17 Janar 2016•Përditësim: 18 Janar 2016
HATAY (AA) - Forcat e regjimit në Siri, kanë marrë nën kontroll edhe dy fshatra në Malin Turkmen, i cili gjendet në zonën rurale Latakia, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatave të cilat gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale, mësohet se sulmet me mbështetje ajrore ndaj fshatrave turkmenë të cilët kanë filluar dje në mëngjes kanë vazhduar edhe sot.
Ushtria e Asadit e cila përpiqet të përparojë nga toka, ka marrë nën kontrollin fshatrat Ablakli dhe Çavkaran.
Duke vazhduar përleshjet në fqinjin e Malit Turkmen, në Cebel Ekrad, forcat e regjimit kanë marrë nën kontroll edhe fshatin Duverke dhe kodrën e tij. Ushtria e Asadit dje kishte marrë nën kontroll edhe dy fshatra të tjerë.
Njoftohet se forcat e Asadit mundohen të përparojnë tek qyteti Gebeli i cili gjendet në mes të Malit Turkmen.