Bota

Regjimi i Asadit sulme intensive ndaj Idlibit, disa të vdekur

Nga sulmet e regjimit të Asadit gjatë ditës ndaj vendbanimeve civile kanë humbur jetën 5 civilë, ndërsa të paktën 24 të tjerë janë plagosur

Burak Karacaoğlu, Eşref Musa  | 10.07.2018 - Përdıtësım : 10.07.2018
Regjimi i Asadit sulme intensive ndaj Idlibit, disa të vdekur

Idlib

IDLIB (AA) – Pesë civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të dhunshme ajrore të avionëve luftarakë të regjimit të Bashar al Asadit ndaj vendbanimeve civile në “zonën e deeskalimit” në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjimi i Asadit ka kryer sulme të dhunshme ajrore ndaj rajoneve Besherriyye, Muhambel, Mishmishan, Freyke, Misankul, Urum el Coz, Kenisset beni ez, Rami dhe Kesten pranë Idlibit. 

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për AA-në është shprehur se “Në sulmet e regjimit të Asadit gjatë ditës ndaj vendbanimeve civile brenda kufijve të zonës së deeskalimit në Idlib, kanë humbur jetën 5 civilë, kurse të paktën 24 të tjerë janë plagosur”. 

Të plagosurit janë dërguar në spitale përreth. Ekipet e mbrojtjes civile po vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të atyre që kanë mbetur nën rrënoja. 

Idlibi, nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në pjesën veriperëndimore të Sirisë, u shpall "zonë e deeskalimit" në takimin e mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astana. Pavarësisht kësaj, regjimi sirian dhe Rusia vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore në rajon. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın