Bota

Regjimi i Asadit shkel armëpushimin në Siri

Forcat e regjimit të Bashar al Asadit ka kryer sulme në rajonin Dera duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit

Mohamad Misto   | 10.07.2017
Regjimi i Asadit shkel armëpushimin në Siri Fotoreporter: Muhammed Yusuf/AA

Suvejde/Ankara

SUVEJDE/ANKARA (AA) - Regjimi i Bashar al Asadit ka kryer sulme në rajonin Dera duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes SHBA-ve, Rusisë dhe Jordanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimit të gazetarit të AA-së në Suvejde mësohet se regjimi dhe grupet terroriste mbështetës të tij kanë kryer sulme tokësore dhe ajrore në orët e para të mëngjesit, në zonën periferike verilindore të Suvejde-s, në perëndim të rajonit Dera. 

Forcat e regjimit të cilët kanë marrë nën kontroll kodrën Sulejman dhe fshatin Rexhim El Bakar janë drejtuar drejt kodrës Asfar.

Kanë mbyllur daljen nga jugu në veri

Në këtë mënyrë regjimi ka mbyllur rrugëdaljen veriore nga Suvejde në jug të Sirisë. Njëkohësisht regjimi nga baza ajrore Saale në periferinë verilindore të Suvejde-s ka sulmuar zonën e quajtur Raham në periferinë lindore të rajonit Dera, ku si pasojë e sulmit mësohet se është plagosur një person. 

SHBA-ja, Rusia dhe Jordania arritën një marrëveshje për armëpushimin në rajonet Dera dhe Kunejtra, ndërsa armëpushimi hyri në fuqi ditën e djeshme në orën 12.00 me orën lokale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın